Dy vëllezërit në Gjakovë dyshohet se u vranë për pronë, i dyshuari ende në arrati

                     Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta. “Po, mund ta konfirmoj se dy persona kanë mbetur të vrarë, janë vëllezër nga fshati Madanaj. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Nga hetimet e para kemi një të dyshuar nga një fshat tjetër i Gjakovës, por ai ende është në arrati”, tha Graishta për Reporteri.net. Reporteri.net mëson se deri te vrasja e rëndë dyshohet të ketë ardhur për shkak të problemeve për pronën mes të dyshuarit dhe viktimave.