Dy versione të ndryshme të ujdisë për targat “KM, etj”  

                    Mbrëmja e vonë e së mërkurës prodhoi një ujdi për targat e paligjshme “KM, etj”.Propozim-kompromisi që Borrell ua paraqiti palëve të hënën, u desh tek të mërkurën që të pranohej nga Kosova, ngase të hënën Serbia vetëm se e kishte pranuar atë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Kundërshtia e Kurtit, siç e ka artikuluar ai, s’kishte të bënte me pranimin ose refuzimin e këtij propozimi, por që takimi ishte reduktuar në çështje targash e jo normalizim të marrëdhënieve përmes një marrëveshje të përgjithshme.Borrelll, në anën tjetër, argumentonte se s’mund të ketë negociata për normalizim gjithpërfshirës derisa rreziku i konfliktit ishte prezent, përkatësisht çështja e targave që, siç argumentonte ai, rrezikonte të përshkallëzohej në dhunë.Megjithatë, Kosova të mërkurën pranoi ta kalonte këtë pikë.Por, Kurti ka një eufemizëm. Kjo, sipas tij, s’ishte marrëveshje, por ishte dakordim.Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Kosovës i ishte ofruar marrëveshje më e favorshme të hënën se sa ajo që pranoi të mërkurën, shkruan gazeta online Reporteri.net.Kryeministri kosovar, tha se e pranon që ujdia e djeshme “mund të shihet edhe si koncesion”, por se “dobia ishte shumë e madhe”.

Për çfarë (s’)u pajtuan palët?

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

                       Kosova heq fazën e zbatimit të vendimit për gjobitjen e vozitësve me targa “KM, etj” ndërsa Serbia pranon të mos lëshojë targa të reja të këtij soji.Vuçiç thotë se 7 mijë këso targash qarkullojnë në veri dhe 2 mijë në pjesën jugore të Kosovës. Por, sipas tij, rinovimi i tyre “do të bëhet pa pengesa”, veçse të reja më Serbia nuk do të lëshojë.Aleksandar Vuçiç tha se këso targash të reja Serbia lëshon nga 70 sosh në vit, derisa kryeministri kosovar tha se sivjet kanë qenë 200 regjistrime të reja të pronarëve serbë të veturave.Por, shprehet i bindur Kurti, kur këtyre veturave ekzistuese u skadon regjistrimi, me kaq përfundon edhe kjo punë, ndërkaq Vuçiç, thotë ndryshe për rizgjatjen e validitetit të tyre.Edhe Lista Serbe i është gëzuar marrëveshjes për targat, për çka i shprehën “sigurinë” komunitetit serb se ndonëse Serbia s’do të lëshoj targa të reja “KM, etj” rivazhdimi i validitetit të këtyre aktualeve do të bëhet pa pengesa./Reporteri.net/

Top of Form

Bottom of Form