Dy vjet burg prizrenasit që ngacmoi.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që i akuzuari T.TH. të dënohet me dy vjet burgim, nën akuzën për ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje. Sipas njoftimit, më 20 dhe 25 tetor të 2021-tës, i akuzuari e kishte ngacmuar 12-vjeçaren në aspektin verbal të natyrës seksuale.“Me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty”, thuhet në njoftimin e Themelores.Me këto veprime, sipas Themelores së Prizrenit, i akuzuari i ka cenuar dinjitetin 12-vjeçares “dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”.