Dy vrasje në tentativë kanë ndodhur dje në dy qytete të ndryshme.

Në Prizren, një person u sulmua me thikë dhe për shkak të plagëve është dërguar në QKUK. Kurse, i dyshuari u dërgua në mbajtje.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.E, në Gjilan edhe një tjetër është sulmuar me thikë. Policia nuk ka arritur ta identifikojë ende të dyshuarin, por po punon për ta bërë këtë.“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike”, thuhet në raportin ditor të PK-së.