“Dyfytyrësia e Kurtit”, Tahiri: Asociacion për serbët PO me dy duartë, po shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Tahiri në dy shkrime në “Facebook”, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.“Asociacion për serbet PO me dy duarte, po shqiptaret e Lugines se Presheves ku mbeten? kjo eshte fytyra dyftyreshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.“Ajo qe dihet eshte se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosoves, pas nje perfundimi ne Bruksel pa nenshkrime dhe deklarata kunderthenese te dyja paleve!” ka shkruar Tahiri.