Dyshohet se një person në Gjakovë vari veten në tarracën e një hoteli

Një person në Gjakovë dyshohet se ka varur veten në tarracën e një hoteli, raporton Reporteri.net.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë ditës.

“Në një hotel në Gjakovë një person sot gjatë ditës në tarracën e hotelit është gjetur i vdekur, sipas burimeve brenda policisë së Gjakoves, dyshimet e para janë se i njëjti është vetëvarur, pasi që në vendin e ngjarjes ka qenë një karrige dhe telat ku bëhet terja e rrobave”, tha Policia për Reporteri.net