“E bënë nga inati”, Kurti flet për aksionin me miell ndaj ministrit Murati 
Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media është pyetur për rastin e aksionit me miell të PSD-së ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati.Ai përmendi pikat e Pakos së Rimëkëmbjes të prezantuara dje në konferencën me Muratin, derisa tha se ata që e kanë sulmuar po e kundërshtojnë këtë pako por që këtë e bëjnë vetëm nga inati.“Ata që e kundërshtojnë këtë pako edhe mund ta sulmojnë ministrin Murati por nuk kemi të bëjmë me kritika e reagime por vetëm me inat”, tha Kurti. Gjithashtu në këtë konferencë, Kurti dhe Haxhiu thanë se nga këtu do të nisen për në Kuvendin e Kosovës për t’ia dorëzuar dosjen e vettingut, e cila do të procedohet tutje nga deputetët.“Besimi në drejtësi ngërthen në vete besimin në shtet. Kemi vendosur reformën në drejtësi si prioritet të Qeverisë. Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa vettingun, dhe sigurimin që institucuionet e parandalojnë krimin, gjykatat shqiptojnë dënimet e merituara dhe burgjet rehabilitojnë të dënuarit dhe qytetaret kthejnë besimin në rendin dhe ligjin”, tha Kurti në konferencë për media.