E dhembshme-“Më vrisni edhe mua” — Kërkesa e nënës drejtuar serbëve kur ia vranë djalin
Disa fëmijë të fshatit Rezallë të Skenderajt janë vrarë gjatë luftës para syve të prindërve. Çdo ditë me vete bart kujtimet nga ky oborr, ku ndodhi ngjarja më e hidhur e jetës së saj. Mehreme Zeqiri-Deliu nga fshati Rezallë ishte duke përgatitur ushqim për fëmijë.Por punët e saj i ndërprenë krismat e armëve.Aty pa djalin e saj Lulver Deliun, të vrarë. Ato momente Deliu thotë që krejt çka kërkoi nga forcat serbe, ishte që ta vrisnin edhe atë. Momente të ngjashme kishin edhe gratë e tjera të cilat ndodheshin aty ditën e tre prillit të vitit 1999.Një ndër fëmijët e vrarë gjatë luftës, ishte edhe Leutrimi, i biri i dëshmorit Malush Ahmeti. Rrëfimi i nënës së tij për këtë ngjarje tragjike, i ka përlotur të gjithë që e kanë dëgjuar. Të afërmit e tij tregojnë se veç Leutrimit, atë ditë ishin vrarë edhe disa fëmijë të tjerë.Emri i Leutrimit, qëndron në murin e shkollës që mban emrin e babait të tij, Malush Ahmeti. Bashkë me të janë renditur edhe katër nxënës të tjerë të kësaj shkolle, që u vranë nga forcat serbe.E për nxënësit e tjerë, ishte shumë e rëndë asokohe, kur dëgjonin se shokët e shoqet e klasës po vriteshin.Vetëm më 5 mars, në Rezallë të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth.