E dhimbshme: Dy fëmijët që u shkelën për vdekje nga vetura në Shtime, janë të moshës 8-vjeçare
Një aksident tragjik ka ndodhur sot pasdite në fshatin Carralevë të Shtimes, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy fëmijë. Policia për rajonin e Ferizajt ka konfirmuar rastin e rëndë, ku thotë se fëmijët kanë qenë duke ecur kur janë goditur nga vetura e cila ishte në shpejtësi të madhe.Policia njofton se shoferi i veturës është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i policisë: Policia ka marrë informacion për aksidentin e trafikut në të cilin ishte e përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë, fëmijë të lindur në vitin 2013.Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë.Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast