E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar 
Dita e djeshme ishte e kobshme për Mitrovicën. Një vajzë 19-vjeçare dyshohet se bëri vetëvrasje, ndërkohë që hetimet kanë nisur edhe për një vdekje tjetër të dyshimte. Sinjali mëson se bëhet fjale për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve të para, gruaja vdiq derisa po pastrohej, ndërsa u gjet nga një familjare që shkoi për ta vizituar. Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”