E dhimbshme: Katër gra shtatzëna humbën jetën si pasojë e COVID-19 brenda një jave në Kosovë

0

                                  Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.38 vjecarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.Prandaj, porosia e tij për gjithë gratë që presin të bëhen me fëmijë për pak muaj është që të imunizohen me kurën anti-COVID.  Pos kësaj, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28 vjecareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë.Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Derisa sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj, aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë./Klan Kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *