E dhimbshme: Në një aksident tragjik në Gjermani, vdes i riu nga Prishtina
Një qytetar nga Kosova që jetonte në Gjermani, ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në shtetin ku vepronte.
Viktima është Jetëlir Hasani, ndërsa lajmi i mortjes është dhënë vet nga familjarët e tij, ku kanë bërë të ditur se ai do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Ky është njoftimi i familjes së të ndjerit.
Njoftim:
Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë:
Jetëlir Hasani
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan.
Ndërkohë, e pamja mbahet në lagjen Tophane në Prishtinë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Të pikëlluar: Familja Hasani