E dhimbshme: Nënë e bir nga Rahoveci vdesin për një ditë nga Covid-19
Nënë e bir nga fshati Ratkoc i Rahovecit kanë vdekur në të njëjtën ditë nga Covid-19.Fatime Morina dhe i i biri i saj Ruzhdiu, kanë vdekur në të njëjtën ditë nga virusi, Se kanë vdekur dy persona nga Rahoveci e ka konfirmuar edhe IKSHPK në raportin e saj 24 orësh. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale edhe familjarët e tyre.“Me dhembje të thellë njoftojmë familjar, miq, bashkëvendas dhe dashamir, se sot kanë ndërruar jetë Fatime Morina (gruaja e Sadri Ilaz Morinës) dhe i biri Ruzhdi Morina. Vorrimi bëhet në varrezat e fshatit Ratkoc në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e familjes