E dhimbshme: Personi që vdiq pasi ra në humnerë në Prevallë është një 24-vjeçar

0

                 Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë .Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00. “Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë.  Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj. Ndërkohë, Klan Kosova raporton se viktima është 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut. Ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *