E diel e nxehtë dhe me diell, kujdes nga rrezet UV

Të dielën pritet mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, duke krijuar kushte të nxehta verore.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi të ulët, prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Parashikimet tregojnë se indeksi UV do të jetë i lartë gjatë ditës, veçanërisht në orët e mesditës.

Për këtë arsye, autoritetet këshillojnë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.

Kujdes i veçantë rekomandohet për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor./Telegrafi/