E diela e 11 poetëve ,me poetin; Ismail HODAJ
Ty Flamurgjak
—————————-
Ehh c‘nuk me thane për te braktisur ty
E c‘nuk me premtuan për te braktisur ty
Mua, djalin e Kosovë lokes
Qe me rriti me kenget e shotes
Ahh me thane: Shkele ne s’do te vrasim
Me thane: Digje ne s’do te djegim
Me thane: Grise ne s’do te therim
Me thane: Hidhe ne s’do te hedhim
Ahh jo, jo mos ma kërkoni ketë ke burrë
Ne je vrasës armik a Barbar
Se dhe djepi qe me tundi
Do t‘me quaj tradhtar
Vramë, digjmë, thermë e hidhmë
Premë një dore e lerm një sy
Gjys i vdekur zvarr te shkoj
Lart ta ngrej e ta shikoj
Dil moj nen ti n‘at bregore
E dëgjo c‘duan nga mua
Te betohem nen, te betohem për flamur
Se flamurin se shkel kurrë
Unë jam gjoka, gjok shqiptari
Rritun me ujë burimi e er mali
E ne vdeksha per flamur
Zemra ime s‘tutet kurrë
Shporruni more t‘pa besë
Se n‘Kosovë nuk keni shpresë
Kam nje nene: nene bukur Shqipëria
Gjakun tim jo se fal kurrë
Behet burrë e përmbi burrë
Do t‘ju ndjek ju gur me gur
Si shqiponje me rrëmben
E me mbledh ne t‘kuq flamur
Te betohemi flamur:
Se me ty gjithmonë përpara do te marshoje vegjëlia
E ta di gjithë bota mar:
Kështu betohet shqiptanija
C‘ke o flamur qe s‘valon?
Jam sëmurë e po lëngoj
Jam goditur brinjë me brinjë
Sa koh jemi nen serbin
Flamur: mos te mbuloj zia
Se ka djem Shqipëria
O djem se iku vatani
Kosovën me gjak te lani
/www,qendrapress.com/ ———————————————-