E diela e 11 poetëve, me poetin; Mehmet BREZNICA
JU SHTETE KRIJUAT
POR NUK BËTË ATDHE
(Mehmet Ali Pashës dhe Ali Pashë Tepelenës)
Zogjtë diellorë kudo ngrejnë fole
Mehmet Ali Pashë buzë Nilit
Luani i Janinës
Në zemër të Epirit
Njëri praptoi hënën
Nga qiell i errësirës
Tjetri krijoi diellin
Në buzët e shkretëtirës
Para këmbëve të të Dyve
U gjunjëzua edhe vetë Napoleoni
Në sytë e tyre diellorë
Në hap u gozhdua Sulltani
Largësitë ishin të gjata
Në mes tyre kontinente
Në degë lisi lëvarej nata
Në zemër gjarpëri brente
Njëri ka dy varre
Tjetri u dogj në muze
Ishin nga derë e Arbërit
Gjak i të madhit Skënderbe
O vdekje të mëdha
Që s’patët ide
Ju shtete krijuat
Por nuk bëtë Atdhe
/www.qendrapress.com/