E diela e 7 poezive dhe 7 poetëve: Abdi PËRGJEGJA

Asgjë e re !

—————————————

S’është diçka e re ndarja,
vrasja plagosja a fjala e rëndë.
E tmerrshme është ndarja së gjalli,
kur jeton në të njëjtin vend…

As ndarja në çifte s’është e re,
në kohët e sotme ndodhin përditë.
E tmerrshme është ku s’di nga t’vje,
e mallkon zotat e perënditë.

Kot pra vuajmë të pakënaqur,
asgjë të Re s’ka në këtë botë.
Vijmë kërthi zhveshur e zbathur,
ikim si delja që kurrë s’u ngopë..!