E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Behare Daja Kasa
VJESHTË
———————–
I dashur,
Kopshti i jetës sonë nuk është më si dikur,
Është ulur vjeshta mbi pemët e tij.
Gjethet e verdha kanë rënë mbi flokët tanë,
E degët e lodhura përtojnë të zgjasin filizat e rinj.
I dashur,
Pemët tona kanë filluar dhe të thahen
E limfa e tretur mundohet t’i mbajë në jetë.
Pranvera e tyre ka kohë që ndien lodhje
Dhe mbi supet tanë tashmë ka veç vjeshtë.
Zogjtë e dimrit shtratin po bëjnë gati
E cicërimat e shpirtit po heshtin ngadalë.
Mos vallë vjeshtat ishin kaq të shqetësuara,
Sa gjurmët e tyre i lanë jo veç në kalendar?!