E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Elisabeta GOCKAJ

Amet Xhamaj… emër fisnik

——————————————-

Si Shqipe maleve u rrite,

 me jatagan hedhur mbi krahë,

nënë Zenelbia…

burr labërie,

të ishte bërë nënë dhe baba.

Të thiri era e lirisë……, a….

erën e drejtove ti!

Në zemrën tënde,

të djalërisë,

ziente vullkani për drejtësi.

Që tokën ta plugojë vetë,

këmbës së hasmit ti fshije gjurmët,

ta mbillje grur  e bereqet,

të prisje miq, të nderojnë burrat.

T’ia hiqje gjoksit dekoratat,

ato ql me hile ti morën…

 ne zemrën tende pash armatën,

me zemër lirinë ti i mbrojte.

Amet Xhamaj… emer fisnik,

s’kerkove.

kurrë lavdi per mburrje,

nje shtëpi për vete e një dhomë për miq,

që plotë me dashuri t’i mbushje.

Gruaja Inxhija priste,

përcillte,

Vranishtin gjithë kur kishte halle,

muzgu i zi …nëse i zinte ,

mbi Babicë u çoje mirëseardhje..

| Elisabeta Gockaj |

 Biografi per lexusin:

Amet Xhamaj ,ish bir i Vranishtit të Vlorës, shtëpia e tij ishte bazë e luftës Nacional Çlirimtare, ish sekretari i parë i celules komuniste, por që nuk u përmend kurr në historinë e fshatit,, pas kapjes nga ballistët që i falën jetën.Fshati e perndoqi si tradhëtar. Nëna e tij e qau kthimin e tij gjallë e quajti si një turp, aq shumë i ishin dhënë luftës, pas luftës ai s’pretendoj asgjë, vec një shtëpi në Babicë, ku priste dhe përcillte miq që gjendeshin në hall. pafajsinë e mori pas vdekjes .