E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Lindita Kurti MEMA
Injoranti
——————————–
Më fjalët pa menduar, kur i fletë
është i zoti, të rrënoj një qytet
nuk e kupton, bukurinë e diturisë
e sa i lumtur jetohet, mes shoqërisë
Në mesin e një morie injorantësh, hyri i kulturuari
me fjalën e ëmbël, i beri të dëgjojnë
duke pasur si armë, shprehjen fiton i duruari
të gjithë së bashku, arrin i sfidon
Mbetën gojë hapur, e zjarri u shua
s’u hodhën më fjalë, ç’të thash, e ç’më thua
se mendja e ndritur, tha veç dy fjalë
e jo si turma e tyre, që flisnin si papagall.
L. K. Mema