E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Violeta KADRIU
NËSE KE VENDOSUR
———————————
Nëse ke vendosur me më vra,
vramë lirisht me plumb,
oh,vetëm mos më vraj prapë me synë hata,
se më djeg për së gjalli e më bën shkrumb!
Barem kufoma ime le të mbetet e paprekur,
e mos të hetohet se përbrenda është plotësisht e djegur!
Nëse ke vendosur të më dënosh,
torturom lirisht me kamxhik,
oh,vetëm me trupin selvi të padhuruar,mos,
se gjithmonë të kam dashur si të dashur e kurrë si mik!
Torturimi me kamxhik më i lehtë do të jetë,
shpejt mbyllen plagët, nuk zgjasin me vjet!
Nëse ke vendosur të më fusësh të gjallë nën dhe,
kryeje këtë akt shpejt e pastaj më mbyt,
por,mos lejo t’ i shoh e mos t’ i shijoj syté e tu rrufe,
që sa herë i shoh,nga epshi ma ndalin frymën në fyt!
Se, edhe ashtu pa ty fryma po mé ndalet,
kur po i ndiej bilbilat e po i shoh t’ bleruara malet!
Nëse e ke ndërmend të më tradhtosh,
ik dikund shumë larg,ku nuk do té mund të té shohé më,
ku s’ do të mund ta di se tjetrës po i thurë serenada varg- varg,
se nuk do të kem forcë të qaj me lotë e pa zë!
Se, më me dëshirë do e pranoja vdekjen,sesa tradhtinë,
se ku fle me shpatë skaj koke tradhtia,
s’ lë vend për dashurinë! VIOLETA KADRIU, 22 tetor 2022 Podujevë