E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Albina PLLUMBI
DASHURI-PAPJON I ZI
———————————–
As në ëndrra s’kisha ditur
Të të gjeja dashuri
Ti më erdhe kaq papritur
Befas, siç e din veç ti
Vetëm dhimbje më shkaktove
Moj e zeza dashuri
Sytë e mendjes m’i verbove
Një ditë diell e një ditë shi
Njëmijë zjarre brenda meje
Ndeze shuajte për çudi
Gjakun m’mpikse nëpër deje
N’zemër m’le një grusht me hi
Nëpër faqe një pikë loti
M’rrokulliset si ortek
Dhimbjen time e din Zoti
Një copë eshkë shpirti ka mbet
S’të mallkoj dashuria ime
Se të rrita si fëmijë’
Do të mbaj në qafën time
Lak në fyt, papjon i zi.
./www.qendrapress,com/