E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Alma Zenellari
KËNGA E EVËS
—————————-
Të dua,
që nga krijimi
me egoizëm femre,
që lind dhe vdes e dashuruar
ty, Adami i parë dhe i fundit.
Zbrita prej ajrit,
dola prej pyllit fletëgjerë,
me erën e myshkut trazuar flokëve…
shtojzovalle’ e harruar,
amazonë e egërsuar.
Godas, ngjesh këmbët, kërcej, dehem,
përplasem
trupit tënd prej dheu dhe balte të kuqe.
Karmen e plagosur,
hepohem brinjëve të tua, e ndjen?!..
Thërras “eja”
ndiqi hapat e mi lojcak,
ndjeje ritmin e ecjes,
brenda përrenjve të gjakut tënd,
peshën e dashurisë sime ,
që nga krijimi prej gruaje të përsosur. ..
e deri më sot.
Sot …
Dashuria ime mbi hark violine,
ngre tinguj të paputhur rebel.
Thërret sërish e sërish “të dua” ,
që nga krijimi
me egoizëm femre
që lind dhe vdes e dashuruar,
Ty, Adami i parë dhe i fundit, gatuar prej eshtrash dhe baltë të kuqe