E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Brixhilda DEDE 

SOT NÈ MBRÈMJE

——————————-

Sot mbrëmjes, behu yll,

rënë qerpikëve të mi.

Mungesën tènde, tè shmang mes kujtimesh,

Gjendjen shpirtërore tè ndryshoj vazhdimisht,

Truri, të më japë sinjale,

Se me ty, jam serish, përjetësisht.

TI ERDHE

———————-

Ti,..

Erdhe pa pritur, pakuptuar,

Rènè si flokë bore kaçurrelave te mi.

Shkrirè, rènè mbi qepalla.

Tretur, ..

Mbete tek shpirti.

TÈ DESHA TY PA KUSHTE

————————————–

Ne ishim një dashuri,

Një buzè, një zemër, një prekje.

Vitet, na kalonin mbi supe.

Rinia, na qeshte mbi trupe.

SA E KTHJELLÈT KJO DASHURI

—————————————————–

Tè dua kaq shumè, .. Se di,

Është e pashpjegueshme, e paprekshme kjo ndjenjè.

Shpesh here bej ti largohem,

i trembem, kësaj lumturi.

Por,

larg saj,..

Nuk rrokëm dot, për habi.

~TI ISHE~

———————————-

Ti ishe, diçka e pakapshme,

Ajër, fllad, ishe ti.

Ti ishe diçka e paprekshme,

Hija e shpirtit ne vetmi.

Ti,..kaq e nevojshme,

Arsyeja, ritmi,..

Pa ty,

dritat zbehen,

Hapat ndalin,

Jeta, humb gjallëri. ———————————————————————–