E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Iliriana KOLEKA
EVROPA GATITU, NE PRISHIM RRJESHTAT
————————————————
Sa kuadro – qumësht kulloshtër
Eksportove moj korbë në botë
Për të larë e për të fshirë
S’pyete për trurin ilir
Sa janë të rinjtë që injorantë rrojnë
Sa janë, që ikin të studiojnë
Marrin arratinë, në vënde të huaj
Se në atdhe ata s’i duan
Mali hesht e i heshtur qesh
Ku po firon inteligjencë?
Bie shkolla, spitalet, ushtria
Ç’të ka bërë Shqipëri, tradhtia?
Evropa gatitu, ne prishim rreshtat
Bota përpara, ne na varin pleshtat
Pleshtat, teneqet dhe hejbet
Kokën ndërroni, që peshku mos qelbet!