E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Inida Brahimi
N’trup i gjori shpirt nxe kaq shumë vend …
Në një kaos të quajtur botë
Trup-shpirti im;
Degnaja e plotë, mbushur me bletë
Në një anëbotë …
Gjallon shend e jetë
E kam mbytur që në vezë një premtim
Një shpresë të pakët që flurthi ngarend
Zgjas kohën
Unë jam gjirizi i grumbulluar
Një grusht ari ,shpirti im i shkretë !
I gurëzuar në një balet mëdyshjesh
Pa platformë
Flatra e shpirtit në kafazin e trupit
Aq e pagojë…, s’di të tregojë!