E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Lavdije Karrametaj ZALLI
FILLOVA ME T’DASHT
———————————–
E amla vjeshtë,
Fillova me t’dasht,
Bash si duhet vet jeta.
M’kishin mungue,
Era jote, ngjyrat tuaja,
Dëshira për me jetue.
Vjeshtë prrall e fëminisë,
Angërr e çmalljes teme,
Fillova me dashtë përsëri!
Ju uroj vjeshtë të mbarë të gjithëve!