E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Lule Alidema
DASHUROI NË HESHTJE
—————————————–
Dashuroi në heshtje e nuk e tha kurrë
E ruajti e ujiti me lot secilën ditë
Çdo orë e ditë që kalonte
Vuajtjen e mallëngjimin veç’sa ja shtonte.
Sa shumë e deshi e nuk e tha
Jetoi lidhur me zinxhirët e mallëngjimit
Mes heshtjes e dhembjes
Gjeti prehjen e ngushëllimin.
Nuk i tha askujt…
Askush atë zemër nuk ia freskoi
Kërkoi lule më lule ta gjej
Dashurinë që aq shumë i mungoi.
U mbyll në dry e nuk u tha…
E mbajti të panjohur e të paditur
Thënë me një ofshamë shkrepur me një gjysëmfjale
Dhe një ditë prej dite iku atje larg
Me zjarrin e dashurisë së fikur…!
Lule Alidema
03.09.2021