E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Rajmonda Shyta KOLVANI 

Në një verandë mbi liqen…

——————————————————-

Një dallgë çapkëne, seç shtyn ca valë,

Përplaset verandës, na lag e spërket,

Askush s’largohet, jam ulur me një vashë,

Dallga këngëzon stërkalash, gjithë lezet.

Vjen kamarjeri, të marrë porosinë,

Dy kafe, dhe diçka duam për të pirë,

S’haron mikja ime, porosit dhe rakinë,

Pogradecaret, një gotë e duan për muhabet.

Çukitëm gotat, uruam për shëndet,

Kujtuam e folëm, për gjithë shoqërinë,

Në çast sy për sy u pamë, dhe fjala më mbet’

Rrëkëlleva gotën, porosita prapë për të pirë.

Thikë, mu ngul shikimi i saj në zemër,

Dhe dritat e shpirtit, mu fikën, çudi,

E shihja i etur me sy, po i verbër,

Dalldisur për vdekje gjithë trupi mu shkri.

Mu shkri si dylli, dëshira vajtonte,

Liqenin pash, kish’ humbur ngjyrë,

Veç dallga, kënaqej, përplasej, lodronte,

Mes dhimbjesh shihja, të bukurën fytyrë,

Në çast zëri i saj, si fllad trëndafili,

Dhe dora e saj, që supit mu var,

Më ndezën, një flakë, siç ndizet fitili,

Shpërthyen shpirtit, cërka, fishekzjarr.

Ish shoqe gjimnazi, dikur kam biseduar,

Për libra, poezi , dhe trëndafilat me erë,

Pa ditur, se një ditë, sytë e saj të shkruar,

Do më dërmonin, në këtë gjendje të mjerë.

24/9/2022 Rajmonda Shyta Kolvani