E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;Valbona AHMETI

SHËN TEREZA

————————————

Një ditë more guximin

Bamirësisë i dhe betimin

Kudo mjerimin deshe ta shuash

Askund n’botë fëmijë mos t’vuaj

Kur në shpirt të trokiti dhembja

Mijëra sy u ndeshën në Ty

Përnjëherë fale buzëqeshje

N’ zemra ngjalle mijëra shpresa

Për çdo natë lutje dhe falje

Me buzëqeshje përkunde botën

Përkëdhelja jote shëroi dhembje

Aromë Gonxhe mbulove tokën

Shën Tereza të njohu bota

Shpirt human dhe engjëllor

Kur në tokë u shfaq varfëria

Zbrite engjëll nga perëndia

Kur e panë se ç’është shënjtëria

Misioni yt mposhti varfëri

Tu përkulën dijetarët e kësaj toke

Nënë Dardane, Nënë Bote

Valbona Ahmeti

E botuar tek libri “Drenicë zë i Lirisë”