E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Violeta KADRIU

PER DARDANINE…

——————————–

Dardani e bekuar ti
stolisur me ar
ah,sa shumë ndër shekuj hoqe
prej djajve tinëzarë!

Si hiena të tërbuara
nga cdo anë të sulmuan,
të gjakosën,vranë,përdhosën
të të shtrijnë u munduan.

Sa herë deshe të frymoje
në fyt të hodhën lak,
t’i ngashëryen gjarpinjtë helmues
tinëzisht t’i vunë nën prag.

Eh,sa e sa herë helmuan
ujin ndër të tuajat kroje,
çdo cicërimë zogu u vriste veshin,
çdo bletë dardane ndër tuajat hoje.

Sa herë me egërsi t’i sulmuan shqiponjat
ndër tuajat konaqe,
t’i thyen fyejt,çiftelitë,lahutat
varur mbi oxhaqe.

Lumenjve tu valën e rrjedhën
t’ua ndalin u munduan,
çdo gjë arbërore ,në këto troje
me gjak tëndin kuqëluan.

Me shekuj,pranverave në këto troje
ua ndalën blerimin,
foshnjave në duar të nënave,ua përmbysën djepat
në fyt ua lan dhe gjirin.

Abetares tënde ia dogjën shkronjat
ia bënë hi kaptinat,
çfarë u doli para shkatërruan
pa simbole kombëtare t’i lanë vitrinat.
E shpirti i popullit flet..

Edhe në na robërofshin prapë
përdhe s’do të mund të na shtrijnë,
edhe në na verbofshin sytë
dritën s’do të mund të na e ngrijnë, në çdo gurë a pemë
si filiza do të mbijnë
edhe zhagaz do të ecim
e prapë DO PUTHIM DARDANINE