E diela e 7 poezive dhe e 7 poeteve : – Mimoza BICI                     

Trupshtrirë shtratit të mjegullt

————————————-

mbuluar çarçafit gri

Këmbët zgjaten e zgjaten

Koka zvogëluar

gjoksit përpirë.

Po haj veten

e trupin këmbët shtyjnë

Për ku?

Flokët plasaritur mureve

Gishtërinjtë njolla gjaku

gërryejnë sytë e frikshëm

Në vend të një portofoli harruar diku.

Duhet dal nga kjo dhomë

mbyt ajër i saj

Spirale rrotulluar një zë

as qesh as qan

Ka një ëndërr për ty dritë

Çohu vallëzo

Hap dritaren

rreth meje rrotullo

Po ngrihem

Xhamat e dritares thyer frymës time

Një mantel i purpurt

mbulon të kaluarën

Si për të thënë

gënjeshtër e bukur ish.

Vallëzoj e vetme udhës gri

Ozonit përpirë.

E tash po zgjohem

Shëët!

Të lutem mos flit

Kësaj bote çdo zë zhurmon

Mos fol dhe pak

Zhytur errësirës

Vallëzimit tim

Një trup i padukshëm

as hije as kozmik

Unë pik e kristaltë

Të dy po lindim diellin

pritjes së gjatë

Trupit shtrirë këmbëve

Shtratit të artë.

/www.qendrapress.com/ —————————————————————–