E diela e 7 poezive dhe e 7 poeteve : -Mimoza LESKAJ
I dua…
———————————-
I dua të gjitha shikimet e tua ngacmuese,
pa ikur larg;
pa qenë afër; pa qenë këtu!
I dua të gjitha fjalët e tua të heshtura
pa të prekur, asnjë çast.
I dua të gjitha frymëmarrjet që të kthejnë në jetë
dhe pse nuk e ke ditur kurrë,
se nga to, çdo ditë lind dhe vdes.
I dua të gjitha ato ç’ka ti vetë nuk i njeh
…janë të paprekura,si lisat në bjeshkë.
/www.qendrapress.com/