E diela e 7 poezive dhe e 7 poeteve : – Remzie Raci REXHBOGAJ
NË DRITË TË HËNËS
—————————————
Sonte a do të zbret
Nga qielli për në tokë
Të vie të flasim bashkë
Të pres sonte
Në këtë mbrëmje
Në dritë të hënës
Ah, sa i rëndë qenka
Ky mall i nënës
Zbrit me atë qetësinë
e shpirtit tënd
Ma shëro këtë plagë
të thellë
Këtë zemër
të lënduar
Unë akoma jam gjallë
Jetoj me dhembjen
Si tehu i mprehtë helmues
Kur në çdo çast
Është duke më shoqëruar
Zbrit se sonte të pres.
/www.qendrapress.com/
————————————————————