E diela me krijuesit prizrenas:Mirvete Kabashi-Leku

0

KËRKOVA LIRINË

(në 21 vjetorin e çlirimit)

Kërkova me paqe lirinë

Po ajo lozte symbyllur me mua

Pas maleve te heshtura .

Mashtrohesha

Me premtimet e kota.

Në pritje vyshkeshin fjalët

Si petalet e një luleje pa ujë.

Ulërinin ujqërit

E tradhtia kafshonte

Pas shpine.

Durimi humbi

Kur takoja nusen

Që rriste fëmijët pa baba

Me një fytyrë të trishtuar

Për dashurinë e vrarë

Tek shihja një varr atdhetari

Pa bust heroi.

Tek shihja një nxënës

Pa shkollë, bankë e karrige.

Tek shtypja tastierën e televizionit

Për një program në gjuhën time.

Durimi m’u bë lajkatar,

M’u bë gërvimë dere e prishur,

Ku çelësi mungon.

E guximi më tha:

Të ecja drejt malit

I bëra zë kushtrimit

E mali theu heshtjen

Në pritje të një feste.

Në Dardani jehoi tupani i lirisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *