E diela me krijuesit prizrenas;Nysret Durmishi
Qëndro këtu, mos ik!
Qëndro këtu,
Dielli i qiellit të huaj,
Nuk do t’ju ngrohë siç ju ngrohë dielli juaj,
Të huaj janë atje, buka është e hidhur,
Ku nuk ke mik, me vëllaun nuk je i lidhur,
Askund nuk gjeni më të mirë se nëna juaj,
Nëna juaj, është toka juaj,
Shikoni brigje, kodra e lëndina,
Kudo varre të parardhësve tuaj,
Për këtë tokë, ata ishin të etur…
Qëndroni këtu në ketë vend,
Çdo pikë gjaku i duhet këtij vendi,
Si një trung i gjatë me degë te tharë,
Vendlindja për ty, si nëna për fëmijën po qanë….
Mos lejoni që loti i nënës për ju të rrjedhë,
Ejani këtu, ku ke lindë e ku ki vlerë,
Vetëm kësaj toke, lavdia i takon,
Të gjithë këtu të njohin, të gjithë të duan,
Atej ku po tretesh je i huaji askush nuk ju njeh,
Germadha keni lënë shtepitë, ejani mbushni dritë e shpirt,
Shikoni përreth, shumë varre kanë trimat,
Nuk u flijuan ata, që ti të tretesh rrugëve të botës,
Eja këtu rri afër nënës e votrës,
Rri afër vëllaut e afër motrës…
Qëndro këtu!…
Dielli i qiellit të huaj,
Nuk do t’ju ngrohë siq ju ngrohë dielli juaj,
Te huaj janë atje, buka është e hidhur
Ku nuk ke mik, me vëllaun nuk je i lidhur!