E diela me krijuesit prizrenas:Ramije Ukaj
ZAMBAKU I PRIZRENIT
Atje lart në vendlindjen time
Lule zambaku herët lulëzon
Me këngë zogjsh ajo rritet
Gjithë Prizrenin e hijeshon
Shtati i saj porsi mbretëreshë
I lëshon rrënjët në dhé të vetë
E ujitur nga krojet e Sharrit
Aroma e saj na mbush jetë
Si gjerdan me xhevahir
Anembanë i stolisë malet
Je frymëzim i bilbilit të Kosovës
Kënga për ty kurrë nuk ndalet
O zambak, zambaku im
Midis luleve ti mbretëron
Këngë e valle me emrin tënd
Brez pas brezi ti na bashkon.