E diela me penën e artë të shkrimtarit: Gëzim Ajgeraj
DERI KUR
—————–
Njëqind vjet
i rashë pash më pashë
pazareve të Evropës
e s`lash këndë
pa e kërkuar
emrin tendë
të skuqur
nëpër mote
Këmisha e jote
copë copë
e shqyer pamëshirshëm
për pazaret
e kolltukëve të Evropës
gjak kullonte
copave nëpër gardhiqe
Evropa e moçme
ato të Londërtat
e Berlintat
po i shitnin
copat e tua
pamëshirshëm
bashkë me kto
të rejat
Deri kurë
këmisha e jote
mall për tregjet
e kolltukëve
të Evropës
vaj halli
për ty Albani