E diela me penën e artë te shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj
SËPATARI I VERIUT
_______________________
Qe njëqind vjet
ky sëpatari i veriut
me shajkash e gjarpër mbi kokë
m’i vjedh tokat
e m’i pret një nga një
lisat e atdheut
Me sëpatën
e mprehtë të krimit
pret e ç`nuk pret
lisa, koka, duar e këmbë,
sy e vesh,
pyllit Dardan
Eh medet halli
deri kur ky fqinji
me shajkash e gjarpër mbi kokë
me atë sëpatën
herë pas shpine e herë në shokë
pret lisat e drejtë
të atdheut tim
e krimit s’i ndahet
Medet ç`fqinj kriminel
më ra për hise
të kem në veri
_______
Sëpatari: Njeri me sëpat
PADREJTËSIA
_____________________
Sonte durimin e vesha
me helmetë e skafandër
Të paktën
plaga që ende kullon
të mos e ndiejë
atë që më dëgjojnë veshët
Të mbrosh pragun
a të luftosh
për çështjen tënde të nëpërkëmbur
e të flijohesh për të
Qenka krim
Thonë se në Evropë
e drejta dhe e padrejta
blihen
bile edhe krimet serbe
Sonte durimin e vesha
me helmetë e skafandër
të mos pëlciste nga zemërimi
nga ato që më dëgjuan veshët
E dija se në Evropë
e drejta dhe e padrejta
edhe blihen
bile edhe krimi
i fabrikës kriminale të Serbisë
po blihet me bollëk
Medet ku ka mbetur drejtësia
e vaj halli
për fatin tënd
Etnia ime