E diela me penën e artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj

0

BUZËQESHJA E VRARË

NË PORTRET

——————————

Në shtëpinë e mbyllur

me dry nga jashtë

nën rojën e merimangës

në dhomë i vetmuar

e i varur në mur

një portret

i një djali të ri

me buzëqeshjen e vrarë

i mbuluar nga pluhuri

I zymtë e i zbehtë

me heshtjen e zverdhur

as’se si s’nxirrte

buzëqeshjen

që ia kishin vrarë

hijenat e veriut

bashkë me shpresën

për dritën

I njomë e i harruar

kish mbetur

qysh ditën e arratisë

udhëve të botës

këtu e tri dekada

më parë

As sot e kësaj dite

skish kush

të ia kthente

buzëqeshjen e vrarë

nëpër mall

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *