E diela me penën e artë të;Gëzim Ajgeraj
LETËR
Zotrinjë të evropës
ju që lirinë e keni me bollëk
neve këtë copëz drite
shtrejtë e paguam
me gjakun e ashtin tonë
Nëse doni ta besoni
shihni ato djepa të shkrumuara
ato mijëra varre fëmijësh
që ua këputën rritën
I shihni ata mijëra plisa pa koka
pranë kullave të shkrumuara
jan pleqtë
plakat që i dogjën tek votra
I shihni kodrat e Kosovës
ndrydhen varreve
jan lulëkuqet e mbjella
për këtë copë diell
Ato varre të hapura atje
i presin bijtë e vrarë, eshtrat tu kthehen
i presin të zhdukurit pa nam e nishan
diku në Batajnicë, Nish, Rashkë, Kurshumli,
Kalamegdan e Beograd
Kosovën e mbytën në varre
e krimin e morën me vete
atje në Beograd
trofe për ju zotrinjë
të evropës së verbër