E diela me penën e artë të shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj.

0

MUGË

——-

Moteve tona verbësi e vrazhdë i fryn frymëzimit

deri kur kjo natë mbi koka kokon mallkim

na i rri si një mjegullnajë shkëlqimit të diellit

nga majat e bajraqeve na rrjedh rrëshirë e mugë

zhgënjimet ikin larg i madhi di a kthehen më

hapu diell shprese se na verbove në këto anë

mbi lashtësinë tonë dikush krrokamën s’e ndal

me sopatën e harrimit na i bie palcës së kombit

e me verbëri mashtrimi tundojnë te sheshi me thundra

Zot-ynë ç`bisht të gjatë paska e liga

a në mos deri në palcë na ka hyrë verbëria

e s`jemi në gjendje ta gjejmë vetë rrezen e dritës

Eh kjo verbëri e etjes ç`na i krimbi bajraqet

e valëviten verbërisht përmbi kokat tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *