E diela me penën e brilante nga ;Skender BERISHA
PAK MËSIM
E ç’nuk mësova pasha ty
Gjatë jetës
Një ditë e dy…
Zhgënjimi
S’u laka as me raki
11 korrik 2020
RECUIEM PER BARIN
Më dhimbsesh për atë të qarë në vete
për ndrydhjen që pësove
për diellin që të përcëlloi sot
më dogji edhe ai refren korriku
pak ujë pak ujë pak ujë
një e qarë e thellë e pabujë
edhe kërkimi i reve
të shkoi kot me gjithë atë investim
sa shumë pelim në atë zvetnim
zvetnim të rritës së gjelbër
që zverdhet ditëepërditë
si prihet fundi i verdhë
sikur fytyra e meitit
pastaj për palosjen për toke
për atë nxirje nxirje
o bleraku im
si do t’ia bëj pa ty
10 korrik 2016,Prizren
NUK HESHT NUK HESHT
Për rrenën në shesh sa shpesh
unë asesi nuk mund të hesht
kush do le ta var vath në vesh
ta nxjerr në dashtë shesh më shesh
nuk e di e merrni vesh a s’e merrni
ajo po bredh rrenë qe besa rrenë
era e keqe po e bart larg e më larg
e pafytyra rrenë tashti kullon jargë
nuk hesht asnjëherë as kur jam vet
as edhe vetë i dytë as vetë i tretë
rrena ka një jetë të tërë që po bredh
rreth e rreth vetes sa niegull mbledh
nuk hesht për besë as sot nuk hesht
kur hyj edhe dal nëpër timin vresht
që skuqet prej diellit dhe prej marres
rrena kur shfaqet rrena kur shpallet
1 korrik 2016,Prizren