E diela me poete të veçantë; Manushaqe Hoxha Laçi

0

Vajza lozonjare

Një vajzë çapkëne

me sy më ngacmoi

Si vezullim hëne

shikimin më hodhi.

Ata sy shqiponjë

më dogjën si dielli

Ndrinin si xixëllonjë

si yll i rënë nga qielli

Në flokët bjondinë

të gjata si pjergull

hedhur mbi shpinë

syri më ka mbetur

Me vetullën gajtan

e nishan në gushë

Veshur me fustan

të digjtte si prush

Buzëqeshja e saj

e ëmbël e lehtë

Si gonxhja në maj

kur petalet çel

Bukuri manare

veç për të mendoj

vajzën lozonjare

nuk mund t’a harroj

Trupin si sorkadhe

vajza sirenë deti

kur e tundtte me naze

më robëroi, më treti

Shtrihem për të fjetur

gjumi ik si flutur

mendja më ka mbetur

te drenusha e bukur

Si shoqe në jetë

dua ta kem pranë

zemrën më ka djeg

ajo vetullhënë

04. 10. 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *