E diela me poeten; Ganimete Jakupi Demiri

0

FJALËT.

——————————..

Sa shumë fjalët i trazojnë ujërat,

Nga fjalët e mëdha bëhen edhe luftërat!

Fjala – fjalën asnjëherë nuk e mundë,

Shpejt vjen konflikti mes njerëzve çdokund.

Fjalët e këqija t’i mbajnë mend,

T’i përmendin e t’i shtojnë si duan vetë,

Shumëherë dëgjon fjalë të pavërteta,

Më nuk di kur t’i besosh apo thonë gënjeshtra.

Fjala shumëherë të vret si plumbi,

Ku vështirë është ta përballosh injorancën,

Por mundohu t’i ikësh debatit me njerëz injoranta,

Se thonë populli: Nuk e di cili është I mençuri e cili budalla…

Ndërsa, fjalët e mira e zbusin edhe hekurin,

Me fjalët e mira tjerëve ua qetëson jetën,

Do të jesh çdoherë me zemër i uruar,

Si nga njerëzit ashtu edhe nga Zoti i bekuar!

Shumëherë njerëzit kanë halle e derte,

Ta hapin zemrën të besojnë si vëlla të vetin,

Mundohu sa më mirë t’i këshillosh,

E fjalët askujt tjetër mos t’ia tregosh.

Fjalë-fjalë çdo ditë ke me dëgjuar,

Por, dalloi njerëzit nga cili – çfarë fletë?!

Mos ia vërë veshin atyre që për vete nuk dinë,

E mundohen të shesin mend e trimëri…

Fjalët tregojnë kush je ti!

Me pak fjalë njeriu kuptohet,

Ai që është i mençur i peshon fjalët,

Çdoherë për të mirë do të kujtohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *