MELODI E QETË

————————————-

Me sytë e mbyllur

dëgjoja në radio

vargjet e një poezie

të shkruar me shpirt

Tingëllonin

aq qetë e butë

si një melodi

hyjnore

Ma pushtoi shpirtin

sinqeriteti i poezisë

së thurur me mjeshtri

Më larguan

lodhjen e ditës

së ngarkuar

Dukej sikur zogjtë arritën

të cicëronin në natyrë

Gurgullima e lumenjëve

iu bashkangjit vargjeve

që rridhnin me qetësi

Melodia e qetë

shtohej në rreshta

Akordohej

me shpirtin tim.

19.04.2021

K.D.

Zürich

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *