E diela me poeten: Lule ALIDEMA
Pa e ndjerë nuk e kupton…
Nuk kupton hallin e tjetrit,
sado ai të ta shpjegoj,
kot mundohesh t’a kuptosh
e kupton vetëm kur ta përjetosh…
Nuk kupton mallin e tjetrit,
sado që të mundohesh,
atë do e kuptosh,
pos atëher kur përmallohesh…
Nuk kupton vuajtjen e tjetrit,
sepse vuajtja nuk ka shpjegim,
atë do të marrësh vesh,
vetëm atëher kur do t’a ndjesh…
Nuk kupton skamjen e tjetrit,
atëher kur ke me bollëk,
posa fiilon të të mungoj,
do ja dish tjetri sa duroi…
Nuk kupton sëmundjen tjetrit,
deri sa je vet shnosh,
një ndryshim në trupin tuaj,
do kuptosh dhembjen e sëmuarjes…
Asnjë gjë nuk mund të kuptosh,
derisa nuk e ndjen vet ti,
andaj shijo, jeto i zgjuar,
përderisa gjitha i ke….
Lule Alidema
19.07.2020