E diela me poeten ;Mimoza Eliona Osmani

0

E teksa ikja…

—————————————

Ika si lumi që rrjedh pareshtur,

Dhe lumi më s’kthehet pas,

Ta dini sa flet malli heshtur…!

Vetmuar mbi çarçaf akllas…

E teksa ikja një puthje fshehtas,

T’a lashë si vala e një deti,

Kur fllad i mallit të fryjë lehtas, Ta sjellë tek unë si muzë poeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *