E diela me poeten ;Mirvete Kabashi Leku
BACË ADEM
—————–
Me guximin Tënd
Mësuam si duhet dashur atdheu.
Rrezët e Diellit ia dhurove Kosovës
E rininë ia fale errësirës.
Krenari e shqipes
Flakadan i etjeve për liri
Ti përherë do të mbetesh
Legjendë e gjall
Lapidar i atëdheut.
Me shembullin Tënd
Do edukohen breza
Do mësohen si mbrohet atëdheu
E si ruhet gjuha
Ballëlartë do i lexohet krenaria
Për Ty flakadan
I etjeve të zhuritura
Me shkronja ari
Do shkruhet historia
E s’do pushoj pena e poetit
Bacë Adem
Ikonë e kombit!